Studimi tregon se përdoruesit e protezave mund të jenë më të rrezikuar nga mangësitë ushqyese

Search Dental Tribune

Studimi tregon se përdoruesit e protezave mund të jenë më të rrezikuar nga mangësitë ushqyese

E-Newsletter

The latest news in dentistry free of charge.

  • This field is for validation purposes and should be left unchanged.
Një studim jetëgjatë retrospektiv i kryer nga Instituti Regenstrief dhe Shkolla e Stomatologjisë e Universitetit të Indianës tregon se personat që përdorin proteza të plota apo edhe të pjesshme mund të jenë në rrezik të mangësive ushqyese. (Image: Shutterstock/Krakenimages.com)

INDIANAPOLIS, SHBA: Megjithëse trajtimi protetik është mjeti kryesor për të ndihmuar pacientët plotësisht ose pjesërisht pa dhëmbë, këshillimi ushqimor gjithashtu mund të garantohet për pacientët që kanë vënë proteza, sipas një studimi  jetëgjatë retrospektiv të fundit i kryer nga Instituti Regenstrief në Indianapolis dhe e Stomatologjisë e Universitetit të Indianës.

Studimi lidhi vlerat laboratorike të biomarkerëve ushqimorë me të dhënat dentare. Testet laboratorike përfshinin numërimin e plotë të gjakut, profilin bazë metabolik dhe analizat e panelit të lipideve dhe tiroides. Ekipi hulumtues krahasoi gjendjen ushqyese të 3,519 subjekteve të studimit, të cilët kishin vendosur proteza të lëvizshme të pjesshme ose të plota konvencionale ose të mbajtura me implant ose abutment me gjendjen ushqyese të 6,962 anëtarëve të një grupi kontrolli që nuk kishin vënë ose nuk kishin nevojë pëe ndërhyrje protetike. Përveç moshës dhe gjinisë, autorët morën parasysh faktorë të tjerë të disponueshëm në të dhënat elektronike, duke përfshirë racën, historinë e trajtimit dhe statusin e sigurimit. Studimi përdori të dhënat që përfshinin nga 1 janari 2010 deri më 31 dhjetor 2018 të pacientëve që ishin trajtuar në klinikat e Shkollës së Stomatologjisë të Universitetit të Indianës dhe krahasuan biomarkerat ushqimorë gjatë dy viteve.

Gjetjet e dukshme përfshinin ulje të ndjeshme të albuminës së serumit, kreatininës dhe azotit të uresë në gjak (BUN) në pacientët plotësisht pa dhëmbë pasi kishin marrë protezat e tyre dhe një rritje të shkallës së vlerësuar të filtrimit glomerular (eGFR) në të njëjtin grup. Ata që kishin proteza gjithashtu kishin ulje të albuminës, proteinave dhe kalciumit të serumit në krahasim me kontrollin. Për pacientët pjesërisht pa dhëmbë, pati një rënie të hormonit stimulues të tiroides, BUN dhe kolesterolit total. Të dhënat për pacientët që ishin pa dhëmbë në harkun maksilar ose mandibular treguan gjithashtu ulje të BUN dhe eGFR.

Autorët sugjeruan se nivelet e ulëta të albuminës në serum tek ata që përdorin proteza mund të kenë një lidhje me pacientët e moshuar që kanë probleme me përtypjen dhe gëlltitjen dhe me pacientët që tashmë luftojnë me inflamacionin kronik dhe kequshqyerjen. Në përgjithësi, albumina e serumit dhe prealbumina ulen vetëm në pacientët që përjetojnë kequshqyerje të rëndë dhe autorët e studimit rekomanduan studime të mëtejshme për të eksploruar lidhjen midis niveleve të albuminës dhe ndërhyrjes protetike.

Autorja eksperte Dr Thankam Thyvalikath, një shkencëtare kërkimore në Institutin Regenstrief dhe drejtore e bërthamës së informatikës dentare në Shkollën e Stomatologjisë të Universitetit të Indianës, ndau këndvështrimin e saj në një deklaratë për shtyp. Ajo tha: “Protezat janë një ndryshim i rëndësishëm për një person. Ato nuk ofrojnë të njëjtën efikasitet të përtypjes, gjë që mund të ndryshojë zakonet e të ngrënit. Stomatologët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe të japin këshilla ose një referim për këshillim mbi ushqyerjen. Këta pacientë kanë nevojë për mbështetje gjatë tranzicionit dhe monitorim të mundshëm të vazhdueshëm.”

Autorët e studimit arritën në përfundimin se testimi serologjik mund të ndihmojë në monitorimin e shëndetit dhe gjendjes ushqyese të përdoruesve të protezave dhe se pacientëve duhet t'u ofrohen këshilla ushqyese kur marrin trajtimin e tyre protetik.

Megjithëse albumina e serumit, kalciumi, proteinat dhe kreatinina u ulën tek ata që mbanin proteza, vlerat mesatare të shënuesve hematologjikë mbetën brenda kufijve normalë, duke përjashtuar trigliceridet, lipoproteinat me densitet të ulët dhe kolesterolin total. Pesha dhe indeksi i masës trupore ishin mbi kufijtë normalë. Autorët e studimit vunë në dukje se vlerat e fundit treguan pacientë me mbipeshë si në grupin e kontrollit ashtu edhe në grupin e studimit dhe ishin në përputhje me popullsinë lokale në Indiana.

Rreziku i nënushqyerjes nuk është një gjë e re, por përdorimi i të dhënave elektronike mundësoi një qasje shumë më të mundshme për vlerësimin e shëndetit dhe progresit të një grupi më të madh pacientësh të përzgjedhur.

Studimi, i titulluar "Vlerësimi i ushqyerjes për përdoruesit e protezave duke përdorur të dhëna shëndetësore dentare të përputhura elektronikisht", u botua në internet në Journal of Prosthodontics më 23 mars 2022, përpara përfshirjes në një numër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

advertisement
advertisement